Faza e hyrjes në shkollë dhe mësimet ndër-vjeçare

Në Nordrhein-Westfalen, shkolla fillore fillon me fazën e hyrjes në shkollë: fëmijët kanë një, dy ose tre vjet për të përfunduar klasat 1 dhe 2. Në këtë mënyrë, nivelet dhe ritmi shumë i ndryshëm i zhvillimit të fëmijëve merren parasysh kur ata fillojnë shkollën.

Në shkollen Eine-Welt-Schule , faza e hyrjes në shkollë është hartuar në të gjitha klasat. Kjo do të thotë që fëmijët që ndjekin shkollën për një, dy ose tre vjet mësojnë së bashku në një klasë. Kur fillojnë shkollën, fillestarët e shkollës bashkohen me një grup fëmijësh që tashmë e njohin mirë shkollën. Në këtë mënyrë, më të vegjlit mund të mësojnë nga fëmijët më të mëdhenj.

Nëse është e nevojshme, fëmijët mund të qëndrojnë në fazën e hyrjes në shkollë për tre vjet pa përsëritur një klasë dhe duke ndryshuar grupet e mësimit. Të gjithë fëmijët punojnë me plane individuale ditore ose javore.

Gjithsej formohen pesë klasa hyrëse me rreth 23 fëmijë në shkollën Eine-Welt-Schule. Një mësues i klasës është përgjegjës për çdo klasë hyrëse së bashku me një punonjës pedagogjik te kujdesit pas mësimit (offener Ganztag). Për më tepër, një pedagog social i kualifikuar dhe një praktikant vjetor i përkrahin fëmijët në klasat hyrëse me mësimin e tyre përmes një mbështetje speciale individuale ose të grupeve të vogla në të ashtuquajturën “studio e të mësuarit” (Lernstudio).

Pas fazës së hyrjes në shkollë (klasat 1 dhe 2), fëmijët kalojnë në klasën 3. Nga klasa 3, mësimet zhvillohen në grupe mësimore të të njëjtit vit. Ndryshimi në klasën 3 shoqërohet gjithashtu me një ndryshim të mësuesit të klasës. Si rregull, fëmijët dhe mësuesi i klasës qëndrojnë së bashku në klasat 3 dhe 4.