Mbështetje e vecantë arsimore

Disa fëmijë kanë nevojë për një mbështetje të vecantë arsimore, për shembull në gjuhën e tij/e saj, në mësim ose në sjellje sociale.

Nëqoftëse një fëmijë ka nevojë për një mbështetje të tillë në shkollë, duhet që prindërit ose shkolla të bëjë një kërkesë tek zyra e arsimit (Schulamt). Kërkesa quhet : aplikim për verifikimin e nevojës për mbështetje të vecantë arsimore (Antrag zur Überprüfung von sonderpädagogischem Unterstützungsbedarf).

Më pas shkolla bën një raportim për fëmijën. Prindërit mund të sjellin edhe letra nga doktorët ose terapistë. Zyra e arsimit kontrollon, nëse kërkesa juaj për mbështetje të vecantë arsimore është e mjaftueshme. Ajo mund ta aprovojë ose ta refuzojë kërkesën.

Nëse autoriteti arsimor miraton kërkesën, atëherë një mësues/mësuese i një shkolle tjetër caktohet të shkruajë një vlerësim për fëmijën. Mësuesi/mësuesja kontakton më pas prindërit e fëmijës. Mësuesi/mësuesja i shkollës tjetër vëzhgon dhe teston fëmijën. Do caktohet nëse fëmija ka nevojë për një mbështetje të vecantë arsimore. Ndonjëherë departamenti i shëndetësisë fton fëmijën në një ekzaminim.

Mësuesi/ mësuesja shkruan një raport mbi fëmijën. Rezultatet u komunikohen prindërve. Prindërit mund të zgjedhin për fëmijën një shkollë të përgjithshme me mësim të përbashkët (eine allgemeine Schule mit Gemeinsamem Lernen) ose një shkollë speciale (Förderschule).

Në një shkollë të përgjithshme me mësim të përbashkët, fëmijët që kanë nevojë për mbështetje të veçantë arsimore dhe fëmijët pa nevoja të veçanta punojnë së bashku në një klasë. Vetëm fëmijët që kanë nevojë për mbështetje të veçantë arsimore mësohen në shkollat me nevoja të veçanta.

Të mësuarit së bashku

Shkolla jonë fillore është një shkollë e të mësuarit së bashku. Fëmijët pa nevoja të veçanta të mbështetjes arsimore dhe fëmijët me nevoja të veçanta të identifikuara të mbështetjes në fushat e të mësuarit, gjuhës ose zhvillimit shoqëror dhe emocional mësohen së bashku në shkollën tonë.

Prandaj, secila klasë mbështetet nga një mësues për arsimin me nevoja të veçanta, i cili punon në një ekip në disa orë mësimore dhe është në dispozicion për konsulta edhe jashtë mësimit.

Mësuesit për arsimin special mbështesin jo vetëm fëmijët me nevoja të veçanta arsimore të identifikuara, por edhe fëmijët që kanë mbështetje të veçantë. Falë mbështetjes së hershme mundohemi që nevoja për mbështetje të vecantë të zvogëlohet nëse është e mundur.

Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta për mbështetje arsimore, ekipi krijon një plan mbështetës në të cilin janë planifikuar dhe dokumentuar masat e mbështetjes. Prindërit dhe fëmijët janë të përfshirë në planifikimin e mbështetjes.